MENU
klinika

Do të gjobitet sërisht?

Bashkimi Evropian hap hetimin e radhës ndaj Google

28.08.2019 - 16:36

Mjeti i kërkimit të vendeve të punës së Google është duke u hetuar nga Bashkimi Evropian pas akuzave se nxjerr jashtë loje konkurrentët.

Komisionerja për Konkurrencën Margaret Vestager tha nëse ishte e pranueshme që gjiganti i teknologjisë të ketë kaq shumë kontroll mbi suksesin ose dështimin e rivalëve. Google vendos një “widget” në krye të rezultateve të kërkimit duke parandaluar vizitimin e sajteve të vendeve të punës.

Plot 23 sajte të tilla kërkuan nga Brukseli që të veprojë përballë një praktike të tillë.

Ndërsa Google nuk tarifon për këtë shërbim, konkurrentët janë të frikësuar se lëvizja është një taktikë për të fituar treg përpara se të monetizojë atë.

Vestager është treguar mjaft e ashpër me Google në të kaluarën duke i aplikuar gjoba prej 9.4 miliardë dollarë në raste të ngjashme. Google tha se kishte bërë ndryshime tek ky mjet në Evropë. Gjithashtu në fillim të këtij muaji kompania tha se përdoruesit Evropian në Android mund të zgjedhin motorin e preferuar të kërkimit pas kritikave dhe gjobës së Bashkimit Evropian.

Për këtë rast mori 4.34 miliardë euro gjobë.