Këngëtarja e njohur Bebe Rexha i habiti të gjithë ndjekësit e saj në Instagram pasi publikoi një video ku shfaqej me vello dhe fustan nusërie.
“Dita më e bukur e jetës sime! M’u desh ta mbaja super private. Më shumë foto dhe video së shpejti. Ju dua të gjithëve!”- shkruante këngëtarja në videon që ngriti dyshime të mëdha.
View this post on Instagram
Një ditë më pas ajo zbuloi edhe partnerin me të cilin po martohej dhe të gjithë i bëri të besonin se dasma ishte e vërtetë.
Por mesa duket kjo ka qenë e gjitha një mënyrë për të tërhequr vëmendje, pasi videot e publikuara janë regjistruar për të qenë pjesë e klipit më të fundit të këngëtares.
Pak më parë ajo ka hedhur në treg këngën me titullin “Harder” ku shfaqet pranë ‘partnerit’ të saj e veshur me fustan të bardhë.
“Më falni nëse ua hodha, por ishte shumë qejf. Nuk do e bëj përsëri (ndoshta)”, shkruan Bebe në Instagram-in e saj.
Epo moj Bebe si na e punove kaq bukur? Herën tjetër mos ta besojmë më, pra!