MENU
klinika

Radhë kilometrik me automjete

‘Bllokohen’ qytetarët në doganën e Kakavijës

24.08.2019 - 09:33

Radhët e gjata të trafikut në pikat kufitare të vendit tonë janë rikthyer sërish. 

Emigrantët shqiptarë që kthehen nga Greqia për të kaluar pushimet e verës në atdhe po qëndrojnë të bllokuar në Doganën e Kakavijës prej mëse 3 orësh.

Shkak i krijimit të këtij trafiku është bërë pala doganore greke, e cila nuk po punon me të gjitha sportelet, ndryshe nga ajo shqiptare.

Gjatësia e krijuar nga radha e automjeteve shkon deri në 1 km.

Trafiku në pikën kufitare të Kakavijës është një fenomen që përsëritet çdo stinë verore.