01.08.2019 - 20:27
Leroy Sané sipas të gjitha gjasave do të luajë në radhët e Bayernit sezonin e ardhshëm.
Përpjekjet e kampionëve të Gjermanisë për të bërë të mundur shkëputjen e sulmuesit nga Manchester City po mbyllen me sukses.
Sipas informacioneve të fundit, Leroy Sané së shpejti vihet nën urdhrat e Niko Kovac.
Klubi bavarez do të shpenzojë më shumë se 100 milionë euro për kartonin e 23-vjeçarit, shifër që e përfitojnë Citizens.
Kontrata e Sane me kampionët në fuqi të Bundesligës do të jetë 4 ose 5-vjeçare.
Për Bayernin ky do të ishte një rekord i ri sa u përket transferimeve, duke thyer atë të shënuar me blerjen e Lucas Hernandez nga Atletico e Madridit për 80 milionë euro.
VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN
Agresori hyn në qendrën stërvitore
Terror tek Bayerni/ Trajneri Kovac sulmohet me thikë!
Ja kush do të jetë presidenti i ri
Bild ‘hedh bombën’: Hoeness do largohet nga Bayerni!
"Nder për mua"