MENU
klinika

"Nder për mua"

Barcelona kërkon yllin e Bayernit, ai i ‘shkel syrin’!

23.07.2019 - 18:39

David Alaba është një nga lojtarët e dëshiruar nga Barcelona në këtë merkato vere.

Mbrojtësi i majtë pranoi publikisht se ndihet i nderuar që një klub si Barça interesohet për të, mirëpo për momentin mendon të qëndrojë tek Bayern Munich.

“Sigurisht, jam në dijeni, është nder për mua”, tha fillimisht 27-vjeçari, “Gjithsesi, fokusi im është i gjithi tek Bayern, këtu në Amerikë, në fazën përgatitore. Dua të përqendrohem në gjërat thelbësore”, vijoi më tej austriaku.

Alaba vlerësohet si një nga lojtarët më të mirë në pozicionin e tij, por nuk ka ndërmend të lëvizë nga klubi gjerman, teksa kontrata e tij skadon në qershor 2021 dhe ka ende dy sezone për të vendosur për të ardhmen e tij.

Në pozicionin e tij, Barça ka një nga më të mirët në botë siç është Jordi Alba por duket se katalanasit duan ta ‘blindojnë’ mbrojtjen, që është një nga repartet më problematikë në sezonet e fundit.