MENU
klinika

Çështja Kosovë-Serbi

Trump “ultimatum” për zgjidhjen e saj

15.08.2019 - 10:35

Presidenti i SHBA, Donald Trump ka vendosur afatin e ri kohor për zgjidhjen e çështjes së Kosovës dhe Serbisë.

Gazeta serbe “Telegraf” ka shkruar sot se Donald Trump ka caktuar 25 gushtin e vitit të ardhshëm si afatin e fundit kohor për zgjidhjen e çështjes së Kosovës, e cila përfshin edhe marrëveshjen e korrigjimit të kufijve.

“Afati i fundit kohor për zgjidhje të çështjes së Kosovës është 25 gushti i vitit të ardhshëm, dy muaj para zgjedhjeve presidenciale në Amerikë (në nëntor), kur Donald Trump do të luftojë për një tjetër mandat në Shtëpinë e Bardhë”.

Më tej media serbe raporton se marrë parasysh se në fushatën e Trump ka rëndësi çdo fitore në planin e politikës së jashtme, “është e qartë se zgjidhja e çështjes së Kosovës, do të ishte skenar ideal”.

Trump në lidhje me çështjen e Kosovës e ka besimin kryesor tek këshilltari për siguri kombëtare John Bolton, i cili më së tepërmi insiston për marrëveshjen e korrigjimit të kufijve dhe ai është personi që duhet ta mbyll këtë tregim në periudhën e ardhshme”, shkruan “Telegraf” për “bashkëpuntorin e ngushtë të Trump”.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN