MENU
klinika

Studimi

Cigaret elektronike ndryshojnë enët e gjakut

27.08.2019 - 18:07

Një studim i fundit tregon ndryshimet në funksionin kardiovaskular pas përdorimit të cigareve elektronike, lëngjet e të cilave përmbajnë nikotinë.

Hulumtimi që u botua të martën në revistën “Radiology” arrin në përfundimin se avullimi ndikon përkohësisht në funksionimin e enëve të gjakut te njerëzit. Duke përdorur skanimet e MRI, u zbulua për shembull një ndryshim në qarkullimin e gjakut brenda arteries femorale në këmbë pas vetëm një përdorimi.

Por studiuesit nuk mund të përcaktojnë se cili përbvërs kimik mund te jetë përgjegjës për këtë, shkruan CNN.

Studimi synon të masë ndikimin e cigareve elektronike në zemër, enët e gjakut, mushkëri dhe tru. Ekspertët thonë se eksperimentet po janë ende në fazat e para duke testuar efektet në laborator ose te kafshët.

Në muajin maj, një studim tjetër gjeti prova se cigaret elektronike kishin efekte toksike.

Disa kimikate të përdorura nga industria e aromave mund të jenë të sigurta për zorrët, por ndikimi i tyre në mushkëri është ende i paqartë.