MENU
klinika

Eurostat

“Çmime të kripura”, mishi në Shqipëri vetëm për ‘pasanikët’

28.08.2019 - 09:33

Shqipëria renditet me nivelin më të lartë të çmimit të mishit nërajon, por edhe se disa vende të Bashkimit Europian.

Për vitin 2018, indeksi i çmimit të mishit shënoi rritje në raport me një vit më parë, çka do të thotë se për xhepat e shqiptarëve blerja e një kilogrami mish rëndon më shumë.

Eurostat ka përllogaritur nivelin e çmimit të mishit në BE dhe në vendet kandidate sipas paritetit të fuqisë blerëse. Mesatarja e BE-së merret niveli 100.

Sipas të dhënave që ka publikuar Eurostat, sipas Paritetit të fuqisëblerëse, çmimi i mishit tek ne ka shënuar një indeks prej 71, nga 67.4 e mesatares europiane që ishte një vit më parë. Kjo e rendit Shqipërinë në vendin me çmimin më të lartë sipas fuqisë blerëse.

Ndryshe nga Shqipëria, Mali i Zi renditet vendi më i lirë në BE dhe në rajon, ku sipas Eurostat shënoi një nivel çmimi prej 61.9, duke u ndjekur nga pas nga Maqedonia e Veriut me një indeks prej 62.3, Serbia 67.4 dhe Bosnja 68.6.

Eurostat ende nuk ka publikuar të dhënat më të fundit për Kosovën, por një vit më parë niveli i çmimit të mishit atje ishte 67.9.

Çmimi i mishit shënoi një nivel më të ulët se Shqipëria dhe nëdisa vende Europiane. Kështu në Poloni, niveli i çmimit të mishit ishte 62.3, duke u renditur e treta, pas Malit të Zi dhe Maqedonisësë Veriut, si më e lira sipas paritetit të fuqisë blerëse, shkruan monitor. Vlera tëulëta janë shënuar edhe në Rumani, Bullgari dhe Lituani (shiko grafikët), të cilat janë gjithashtu vende anëtare të Bashkimit Europian.

Nivelet më të larta të çmimeve janë regjistruar në Zvicër, me njënivel 2.2 herë më të lartë se mesatarja europiane, apo edhe Islanda me një nivel çmimi prej 165.

Në Itali niveli i çmimit të mishit është 119.5, ndërsa në Greqi 91.4.

Euro bie në nivelin më të ulët të dy viteve kundrejt dollarit

Çfarë po ndodh me monedhën europiane?

“Do ketë barazim të moshës për secilën gjini“

Daljet në pension 67 vjeç, Qeveria: Përpara vitit 2056!

REL: Zilja e alarmit është ndezur!

Ekonomia ruse drejt rënies së pashmangshme!