MENU
klinika

Çmimet më të mira?

Turistët ‘vërshojnë’ në Shqipëri për përkujdesje mjekësore

20.08.2019 - 09:37

Kryeministri Edi Rama ka sjellë në vëmendje faktin se Shqipëria gjatë verës nuk është vetëm një destinacion turistik, por edhe një destinacion që turistët zgjedhin për të pasur përkujdesje mjekësore.

Këtë fakt kreu i qeverisë e sjell përmes fjalëve të vetë turistëve që kanë vizituar Shqipërinë për t’u kujdesur për shëndetin oral.

“Dhe me buzëqeshjen e turistëve të shumtë që zgjedhin Shqipërinë jo vetëm për të pushuar por edhe për kujdesin shëndetësor, ju uroj një javë të mbarë”, tha Kryeministri Edi Rama.


Shqipëria po shndërrohet në tokën e turizmit mjekësor ndërsa Tirana në kryeqytetin e ri të bukurisë dhe buzëqeshjes.

Turistët që vijnë në Shqipëri edhe për përkujdesje mjekësore vijnë nga vende të ndryshme, Turia Monsanat vjen nga Franca, Katerina Bakmani nga Zvicra, Karlo Roketi vjen nga Parisi, Thi Thu Dung Le vjen nga Belgjika.

Jam Deniz Veber, punoj me një ekip të shkëlqyer plot profesionistë”, tha një prej tyre.

Kemi të gjithë diçka brenda nesh nga Shqipëria, madje kemi të gjithë diçka të Shqipërisë, ejani ejani ejani me pushime të zbuloni këtë vend”, – tha një tjetër.