MENU
klinika

Anti-informaliteti

Denaj : S’ka ‘marifete’ për shmangien e masave ndëshkuese

05.08.2019 - 13:54

Në kuadër të aksionit anti-informalitet, kreu i financave shqiptare Anila Denaj ka deklaruar se do të ketë ndryshime në Kodin e procedurave Tatimore. Sipas ministres, kjo masë synon të parandalojë subjektet që t’i shpëtojnë masave ndëshkuese me anë të vendimeve gjykate, apo të “marifeteve” të tjera.

“Në hoteleri turizëm- 2000 subjekte të inspektuara. 1400 subjekte 38% me probleme në sigurimin e punonjësve. Booking nuk kanë përfaqësues për të formalizuar procedurat e deklarimeve të subjekteve në Shqipëri.

Ka raste që subjektet mund t’i kenë shpëtuar masave ndëshkuese, me vendim gjykate ose “marifete të tjera” duke na bërë që të marrim masa në ndryshimin e kodin e procedurave tatimore.

Karburantet- 231 karburante të kontrolluara. 1200 subjekte do vendosen plumbçet në të gjitha njësitë. Cigaret, pijet alkoolike-vazhdojnë kontrollet, nuk do të ketë asnjë tolerancë ndaj tyre. Ndërtimi: Do kontrollohen160 subjekte me rënie në xhiro. Janë përcaktuar 20 subjekte e mëdha që do të inspektohen. 10 subjekte në shkelje të referuara në Prokurori.”- tha Denaj, duke bërë kështu një përbledhje të situatës së aksionit deri më tani.

Sektorët si më poshtë:

-Sektori i cigareve është gjithashtu ndër prioritetet tona, dhe jemi në fazën e investigimit përmes strukturave operative për të identifikuar pikat e shitjeve dhe fabrikat e përpunimit, dhe së bashku me strukturat e tjera ligjzbatuese po përgatisim një plan të detajuar veprimi,  i cili do të zbatohet në periudhën në vijim.

-Për produktet e tjera të akcizës, siç janë pijet alkoolike, vazhdojnë kontrollet në magazinat fiskale dhe si në rastin e subjektit të birrës dje, nuk do të ketë asnjë tolerancë për këdo subjekt që abuzon dhe gjobat do të jenë shumë të rënda.

-Në sektorin Hoteleri-Turizëm, nga administrata tatimore janë inspektuar rreth 2000 subjekte, ku kanë rezultuar me probleme rreth 40% e tyre.

Nga kontrollet e zhvilluara nga Inspektoriati i Punës, në 1,400 subjekte të inspektuara me 10 600 punonjës në total, 38% e tyre rezultojnë me probleme në sigurimin e punonjësve.

Gjithashtu, në kuadër të procesit të formalizimit, jemi duke komunikuar me përfaqësuesit e platformës Booking.com,  të cilët nuk kanë ende përfaqësues tatimor në vendin tonë për të formalizuar procedurat e deklarimeve të subjekteve shqiptare të regjistruara në këtë platformë.

DPT njoftim të rëndësishëm për tatimpaguesit

Karburantet kanë qenë gjithashtu në fokus të Planit Operacional dhe rezulton se janë bërë kontrolle nga Administrata Doganore në 231 subjekte. Ka nisur kontrolli në të gjitha magazinat e lira në Porto Romano dhe ka mbaruar kontrolli në 4 magazina të Gazit të Lëngshëm, ku në 2 prej tyre janë konstatuar shkelje dhe janë marrë sanksionet përkatës. Paralelisht Inspektoriati Shtetëror Teknik Industrial (ISHTI), ka nisur procedurën e inspektimit të të gjitha pikave të gazit me kontrolle që do të vijojnë që nga magazinat e lira deri tek pikat e mbushjes së gazit (autogazit).

Në fushën e ndërtimit, nga sot ka nisur monitorimi i 160 subjekteve që kanë rezultuar me rënie në xhiro, janë përcaktuar gjithashtu 20 subjekte të mëdha në këtë fushë të cilat do të analizohen së bashku me specialistët nga Drejtoria e Krimit Ekonomik. Ndërkohë që vetëm për muajin korrik 2019 janë referuar në Prokurori, 10 subjekte me shkelje.

Gjatë këtij muaji, do të angazhohen në terren 200 studentë të sapodiplomuar të përzgjedhur nga Shërbimi Kombëtar i Punësimit, të cilët do të asistojnë në terren Strukturat e Monitorimit të Administratës Tatimore në kuadër të Planin Operacional kundër Informalitetit përmes ndërgjegjësimit dhe monitorimit të subjekteve në fushën e Hoteleri-Turizmit. Këtë javë do të jetë gati aplikacioni Stop-Informalitetit.

“I gjithë plani operacional, synon formalizimin e ekonomisë shqiptare me qëllim që paratë e konsumatorëve të shkojnë për përmirësimin e shërbimeve ndaj tyre, për investime në arsim, shëndetësi, infrastrukturë publike dhe jo në xhepat e bizneseve abuzuese dhe tregtisë së padrejtë, të cilët cenojnë konkurrencën e ndershme dhe mirëqenien e individëve.”-tha ministrja.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


3 taksat që s’realizuan objektivat

Çfarë e solli aksionin kundër informalitetit?