24.08.2019 - 08:21
Këngëtarja e njohur Dhurata Dora performoi në Algjeri dhe ngriti publikun në këmbë me hitet e saj jo më larg se para 2 ditësh.
Në profilin e saj në Instagram, ajo falenderoi të pranishmit në koncert, mirëpo edhe ndau me ndjekësit lajmin e hidhur se kishte humbur personin e dashur.
“Faleminderit Algjeria që më pritët aq ngrohtë. Ju dua!
Por lajmi i trishtueshëm më shkatërroi. U prehsh në paqe!”- shkruante Dhurata në foto.
Në një tjetër postim, këngëtarja publikoi një foto me gjyshen e saj, ku shfaqej në moshë të vogël.
“U prehsh në paqe nana. Të dua”- ishin fjalët e Dhuratës në postim, shoqëruar me emojin e një zemre.
VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN
Bashkëpunim me reperin francez
Dhurata Dora dhe Soolking gati për një hit vere
Bashkëpunimi i radhës, me Noyzin
Dhurata Dora një super performancë në Stuttgart
Stefan Cvajg