MENU
klinika

Del njoftimi i rëndësishëm

Do aplikoni për karta ID e pasaporta biometrike?

16.08.2019 - 12:26

Zyrat e aplikimit për karta ID e pasaporta biometrike do të jenë të hapura edhe të shtunën në gjithë vendin.

Zv.ministrja e Brendshme Rovena Voda ka bërë thirrje “aplikoni në kohë, shmangni radhët”.

Me një urdhër të Drejtorit të Policisë së Shtetit për t’u ardhur në ndihmë qytetarëve por edhe emigrantëve, të cilët kanë ardhur për të aplikuar për pasaporta biometrike, çdo të shtunë tashmë, zyrat e shërbimit të qytetarëve janë të hapura dhe qytetarët mund të shkojnë dhe të aplikojnë, edhe jashtë orarit zyrtar.

karta e identitetit-konica.al

Gjithashtu, do të thoja që duke filluar që nga e shtuna që shkoi, përfshirë këtu edhe ditën e hënë që ishte ditë pushimi, por në fakt ishte një ditë pune për zyrat e Gjendjes Civile dhe zyrat e aplikimit për karta identiteti dhe pasaporta biometrike, çdo zyrë e Gjendjes Civile do të jetë e hapur dhe çdo zyrë e aplikimit për karta identiteti dhe pasaporta biometrike do të jenë të hapura.

Thirrja ime për qytetarët do të jetë, ju lutem vazhdoni të aplikoni jo vetëm për pasaporta biometrike, por edhe për karta identiteti pasi që nga muaji tetor, nëse ju nuk do të keni edhe kuponin e aplikimit për kartën e re të identitetit, do të jetë shumë e vështirë që t’ju ofrohet një shërbim me kartën e vjetër.

Ndaj ju lutem aplikoni në kohë, shmangni radhët!”

"Të mos bëhemi armiq dhe të mos zihemi! Ka ardhur koha që…"

Rama i dërgon mesazh Mitsotakis me vargjet e Naim Frashrit të shkruar në greqisht

"Absurditet që duhet të largohet nga tryeza e marrëdhënieve tona"

Rama nga Athina kërkon shfuqizimin e ‘ligjit të luftës’ me Greqinë

Rama: Jo të gjitha dallimet janë sheshuar!

“Greqia sot është e juaja, saç është edhe e grekëve”

Mesazhi i ministres Elisa Spiropali nga Athina

“Me grekët zemërgjerë ndamë bukën e kripën”