Ish-oficer i KFOR-it, Christian Cash është shprehur hapur kundër njohjes së pavarësisë së Kosovës. Ai i ka bërë thirrje Norvegjisë që të tërheq njohjen e Kosovës.
“Synimi im është të luftoj që Norvegjia të tërheqë njohjen e të ashtuquajturës Kosovë. Tashmë kam biseduar me shumë njerëz për këtë, dhe si anëtar i partisë Demokratike, dy vite më parë jam munduar të hyj në Parlament. Nëse do të ndodhte, do t’i propozoja Qeverisë ta tërheqë atë njohje”, deklaroi ai për të përditshmen serbe “Politika”.
Cash ishte i angazhuar në marrëdhënie me publikun dhe ishte dëshmitar i sulmit ndaj autobusit “Nish ekspres” më 2001 kur humbën jetën 12 serbë.
“Shpresoj që për shkak të kësaj mund ta padis kryesuesin e atëhershëm të Qeverisë, Bondevik, i cili veten e quan njeri të besës e në fakt është luftëtar.
Gjatë intervenimit humanitar ka bërë agresion ndaj Serbisë. Besoj se është e mundur të paditen të gjitha shtetet që kanë marrë pjesë në agresionin e NATO-s”, tha ai.