MENU
klinika

Atentat i organizuar?

Ekzekutimi mafioz i ish-policit, detaji që zbuloi autorin

29.08.2019 - 10:48

Detaje të reja kanë dalë në lidhje me ekzekutimin e ish-policit 26-vjeçar Santiago Malko.

Atentati ndaj tij dyshohet të ketë qenë i mirëorganizuar nga disa persona.

Burime nga grupi hetimor thanë dje se nisur nga provat e grumbulluara në vendngjarje, dëshmitë, por edhe rindërtimi i skenës së krimit, rezulton që në vrasjen e Malkos të kenë marrë pjesë disa autorë.

Duke nisur nga persona që mund ta kenë mbajtur nën vëzhgim, atentatori që ka shkrepur armën, ai që ka drejtuar makinën, e cila dyshohet t’i ketë prerë rrugën mjetit “BMVV X5” të ish-policit, por edhe persona të tjerë që kanë djegur makinën tjetër që u gjet e djegur në fshatin Ferraj.

Në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe sekuestruar 10 gëzhoja, që dyshohet se i përkasin një arme zjarri automatike.

Përsa i përket autorit të shpallur në kërkim, me inicialet D.A është zbuluar një tjetër detaji.

Detaji që ka zbuluar hapur atë është fakti se një nga makinat e përfshira në ekzekutimin e Salkos ka qenë në emër të autorit D.A.