MENU
klinika

Detaje të reja

Ekzekutimi mafioz i ish-policit, identifikohet një prej autorëve

28.08.2019 - 08:44

Detaje të reja kanë dalë në lidhje me ekzekutimin e 26-vjeçarit Santiago Malko mbrëmjen e djeshme në Tiranë.

Malko është një ish-efektiv i forcave të policisë, i cili u vra mbrëmë në makinën e tij, rreth orës 22:20.

Makina e viktimës ishte një “BMW X5” me targa AA153OO.

Mësohet se në polici në lidhje me ngjarjen janë shoqëruar rreth 20 persona.

Vrasja e Malkos është kryer me kallashnikov. Paraprakisht bëhet me dije se Malko po ndiqej nga një furgon i bardhë dhe një mjet tjetër Mercedes Benz, të cilët kanë hapur zjarr nga zona e ‘Xhamllikut’ e deri në Kinostudio ku dhe u vra.

Pasi janë siguruar që e kanë vrarë 26 vjeçarin, atentatorët, të cilët kanë qenë disa, janë larguar me shpejtësi nga vendngjraja në rrugën ‘Xhanfize Keko’ në drejtim të Freskut.

Një armë kallashnikov është gjetur brenda një automjeti në fshatin Ferraj.

Arma dyshohet se është përdorur nga autorët për ekzekutimin e Malkos.

I dyshuar nga policia si një nga autorët e vrasjes është shtetasi me iniciale D.A.

Njoftimi i Policisë:

Tirane
Njoftim paraprak

Sonte rreth ores 22:20 minuta, ne rrugen “Xhanfize Keko”, persona ende te paidentifikuar kane qelluar me arme zjarri drejt nje automjeti ne levizje tip “BMë”. Per pasoje ka humbur jeten nje i ri, 26-vjeçari S.M.

Autoret dyshohet se jane larguar ne drejtim te fshatit Ferraj, ku dhe kane djegur mjetin e tyre, tip “Mercedes Benz”.

Sherbime te shumta policore kane ngritur disa pika kontrolli ne kryeqytet dhe jane vene ne ndjekje te autoreve.

Nderkohe ekspertet e kriminalistikes po mbledhin prova ne vendngjarje, qe do te ndihmojne hetimin.

Policia ka nisur te shoqeroje persona qe mund te kene dijeni per rrethanat e krimit.

Specialiste nga Sektori per Krimet e Renda ne Drejtorine Vendore te Policise Tirane jane angazhuar si pjese e grupit te posaçem hetimor per zbardhjen e ngjarjes dhe venien para pergjegjesise ligjore te autoreve.

Policia e Shtetit fton kedo qe ka dijeni per rrethanat e krimit te telefonoje falas ne numrin 112!

Zheji: Nuk shënjestronte qeverinë shqiptare, por…

Përballja frontale e Ramës me Rai3/ Minxhozi: S’duhej t’i telefononte

Çfarë ndodhi në tre orë! Ja kur do të zhvillohet tubimi i radhës

Mbyllet protesta para bashkisë/ Molotov, gaz lotsjellës dhe përplasje me policinë!

Ali Ahmetit i jepet titulli “Qytetar Nderi”, shpërblim financiar për klubin e Partizanit

Mes protestave të opozitës, Këshilli Bashkiak i Tiranës miraton vendimet!