MENU
klinika

Detajet

Tronditet Tirana/ Ekzekutohet brenda makinës…

27.08.2019 - 23:20

Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë mbrëmje në Tiranë.

Sipas informacioneve, si pasojë e të shtënave me armë zjarri, ka ndërruar jetë një person.

Viktima ka qenë në makinë, kur u qëllua për vdekje.

Trupi është ende në makinë. Mësohet se viktimë e atentatit me armë ka mbetur shtetasi S.Malko.

Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Xhanfizo Keko” në kryeqytet. Autori i vrasjes është larguar drejt zonës së Freskut.

Viktima është një ish-punonjës policie dhe emër jo i panjohur për forcat blu. Ai ka qenë i përfshirë në një konflikt më herët me vëllezërit Vlashi.

Në atë kohë, konflikti ka qenë për bastet sportive. Nuk dihet nëse është vijimi i asaj ngjarje apo jo. Në vendngjarje ka pasur breshëri armësh. Në vendngjarje janë drejtuesit më të lartë të policisë.

Ata po mbledhin prova për të identifikuar autorin/ autorët e kësaj ngjarje. Makina është qëlluar në ecje. Burime nga policia e Tiranës kanë bërë me dije se është qëlluar ndaj personit, që ishte brenda makinës, BMV të zezë.

Në kohën që ka ndodhur ngjarja, vendi ishte plot njerëz.

“10 milionë euro për kokën e Martinajt”

Kurthi që ngriti Leonard Duka për “mbretin” e kumarit!

Ishin në kërkim në kuadër të urdhër-arresteve të lëshuara nga SPAK

Si u vunë në pranga dy shqiptarët në Verona

“Do vish në Itali, po hape gojën të denoncosh do të të vrasim mamanë”

Si e reja zbuloi planin se vjehrra do e trafikonte për prostitucion

"Shumë shpejt do dalin emra të tjerë politikanësh e..."

“SPAK ka bërë tërmet”/ Profesori Karamuço bën paralajmërimin e bujshëm