Erik Lloshi ka kurorëzuar dashurinë me partneren e tij Romina në një ceremoni mjaft elegante me miq e të afërm.
Këngëtari ndau disa nga momentet më të veçanta në Instastory, të dasmës së tij, mes të cilave kërcimin e parë romantik të çiftit dhe surprizën e tij për nusen.
Por sot ai ka bërë një tjetër dedikim për gjysmën e tij. Eriku ka publikuar një foto të shkëputur nga albumi i dasmës, ku shfaqet në natyrë, i përqafuar me partneren.
View this post on Instagram
@romina_sablic je gjysma e zemres time Te dua shume ?? Foto e realizuar nga @plakuproduction
“Je gjysma e zemrës time. Të dua shumë”, është dedikimi i parë publik që i ka bërë Eriku bashkëshortes.
Dyshja pritet të bëjë një tjetër ceremoni dasme pasi mbrëmë ishte ajo e nuses. Dhëndri pritet ta djegë sot me miq e familjarë, si dhe të ftuar VIP.