MENU
klinika

Ish-gruaja e pohoi

Ernest Heminguej ishte kopjac?

25.08.2019 - 17:43

     Njëri, reporteri i lajmeve nga Kuba, që punonte për të ndihmuar familjen dhe në kohën e lirë, i pëlqente të shkruante tregime. Tjetri, një prej novelistëve më të mëdhenj të botës, i cili shkoi në Havanë për të gjetur frymëzim.

Sipas një studimi të fundit, temat dhe stili i shkrimeve që mbajnë emrin e Enrique Serpas, një autori pak të njohur nga Kuba, morën jehonë në veprat e Ernest Heminguejit, që shkroi disa prej veprave më të njohura në atë vend, gjatë viteve ’40 -’50, shkruan “The Guardian”.

 

 

 

 

Akademiku amerikan Andreë Feldman, është shprehur se kishte paralele shumë të forta mes tregimeve të Serpas dhe veprave të vonshme të Heminguejit, përfshirë “Të kesh a të mos kesh” dhe “Plaku dhe deti”. Megjithëse “nuk flitet për plagjiaturë”, tregimet kishin “ngjashmëri të pabesueshme, në tema dhe në stil”.

Feldman, tha: “The Marlin’ e shkruar nga Serpa, e botuar së pari më 1936, është për një djalë dhe një plak, që peshkojnë. Plakun e vret peshku Marlin, në përleshje e sipër. Kësisoj, kjo duket shumë e ngjashme me “Plaku dhe deti” të Heminguejit, botuar më 1952. Më tej, novela e Serpas “Kontrabanda”, një rrëfim për kontrabandën e rumit, është shumë e ngjashme me “Të kesh a të mos kesh”, tregimi për të njëjtën dukuri, shkruar nga Hemingueji.”

 

 

 

 

Megjithëse, “Kontrabanda” ishte publikuar në Havanë më 1938 dhe libri i Heminguejit doli menjëherë vitin tjetër, Feldmani ka arsye të forta, që shkrimtari amerikan e kishte lexuar dorëshkrimin e shkrimtarit kubanez, më parë se ta takonte Serpa-n, më 1934.

Po ashtu, ai ka zbuluar një letër të papublikuar, ku shkrimtarja Martha Gellhorn, e martuar për pak kohë me Heminguejin, i shkroi në emër të këtij të fundit redaktorit, duke provuar ta bindte për ta botuar në anglisht, veprën e Serpa-s. Ajo shprehej, se, Heminguej besonte që miku i tij ishte “një mrekulli.”

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Nobelisti për shkrimtarin shqiptar

Letra që Ernest Heminguej i dërgoi Petro Markos

Ngjarje që trondisin historinë...

Pse vërsulet fshatarësia globale drejt një libri?

Mjeshtri i "gotikut krahinor"

Shkrimtari më simpatik i Amerikës


Çfarë u diskutua gjatë takimit në Tiranë më 1989-ën

Refuzimi që Nexhmije Hoxha i bëri Nënë Terezës për një shtëpi bamirësie!

Në 40-të vjetorin e filmit “Proka”

Mbrëmje kinematografike me regjisorin Isa Qosja

"Kur jeni zënë për herë të fundit me gruan?"

Përgjigjet plot humor që jepte Dritëroi për Sadijen

“Pasuria që s’e blejnë dot paratë”

Libri për suksesin e vërtetë dhe rritjen personale