MENU
klinika

Angazhon gazetarët

Facebook me një hapësirë të re “Aktualitet”

21.08.2019 - 17:32

Facebook konfirmoi sot në platformën e tij krijimin e një skede të quajtur “Aktualitet” që do të prezantojë për përdoruesit lajmet kryesore të ditës, me ndihmën e një ekipi gazetarësh me eksperiencë.

Rrjeti social do të mbështetet në eksperiencën e gazetarëve profesionistë për të zgjedhur artikujt e rëndësishëm dhe të besueshëm. Një pjesë tjetër e përmbajtjes do të zgjidhet nga algoritmet.

Këto të fundit do të përcaktojnë dhe do të synojnë interesat e përdoruesve të internetit që frekuentojnë rrjetin, pas sinjaleve të bëra nga faqet e konsultuara, me të cilat ata kanë ndërvepruar ose duke ndjekur abonimet e tyre.

“Objektivi ynë me këtë skedë “Aktualitet” është të ofrojmë një eksperiencë shumë të personalizuar dhe të menduar”, deklaroi Campbell Brown, zyrtare e partneriteteve për informacionet në Facebook.

“Për seksionin “Top News” të skedës, ne kemi mbledhur një ekip ët vogël gazetarësh për t’u siguruar që të nxjerrim në pah artikujt e mirë”, theksoi ajo.

Facebook, që ndodhet në Kaliforni, ka prezantuar këto vitet e fundit një sërë iniciativash për të mbështetur apo riforcuar gazetarinë, ndërkohë që roli i rrjeteve sociale në përhapjen e informacioneve të rreme është denoncuar rregullisht

“Objektivi ynë, këtë vit, është të përqendrohemi që shërbimi “Aktualitet” në Facebook të jetë në lartësinë e duhur”, theksoi Brown.

Heq opsionin që shumë përdorues nuk e pëlqenin

WhatsApp vjen me një ndryshim të ri

Mark Zuckerberg tregon me çfarë do zëvendësohet

Telefonit celular do t’i bjerë popullariteti!

Do të kujtojë interesat e përdoruesve

AI Gemini i Google tani ka aftësinë të “mbajë mend”