MENU
klinika

"Ndaloni..."

Hahn mesazh të prerë Kosovës dhe Serbisë

30.08.2019 - 11:19

Komisioneri Evropian për zgjerim, Johannes Hahn, ka dërguar porosi të qarta dhe të prerë për Kosovën dhe Serbinë.

Eurodeputeti Hahn ka porositur nga Helsinki për vazhdimin e dialogut mes Kosovës dhe Serbisë, duke thënë se është shumë i rëndësishëm për perspektivën evropiane të të gjithë rajonit të Ballkanit Perëndimor.

Është thelbësore që Kosova ta heq taksën. Zgjidhja, rrjedha pozitive e dialogut mes Serbisë dhe Kosovës, është element kyç për të ardhmen e perspektivës evropiane të gjithë rajonit”, tha ai.

Hahn përsëriti thirrjen e tij për heqjen e taksës ndaj mallrave serbe në Kosovë.

Është shumë e rëndësishme heqja e taksës sepse është kundër parimeve të Bashkësisë. Kur bëhet fjalë për tregtinë e lirë, nuk ka vend për taksa. Kjo duhet të ndryshojë”, theksoi Hahn.

Por, ai po ashtu i bëri thirrje Serbisë të ndalojë fushatën për tërheqjen e njohjeve të pavarësisë së Kosovëst.

Në të dyja palët duhet të bëhen hapa njëri drejt tjetrit. Mendoj se mund të gjejmë zgjidhje dhe se kjo nuk është e pamundur”, porositi Hahn. Ai beson se pas zgjedhjeve të ardhshme në Kosovë, do të jetë një “situatë më e qartë”.

Së bashku me Bashkimin Evropian shpresoj të hyjmë në finalizimin e bisedimeve”, përfundoi Hahn.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN



‘Recetën’ e kujt do të ndjekë Kaja Kallas

“Zonja e re e Hekurt” merr në dorë dialogun Kosovën-Serbi

"Çdo herë që nuk biem dakord për diçka…"

“Si janë raportet tuaja me Ramën?”/ Përgjigjet Albin Kurti

Portali i njohur i Brukselit i zbulon “sekretin”

Jeta luksoze e Vuçiçit është e paimagjinueshme për serbët

Përfundon marrëveshja e lëvizjes së lirë

Rikthehen kontrollet në Morinë