MENU
klinika

"Biblioteka e së ardhmes"

Han Kang shkruan për lexuesit e vitit… 2114

01.08.2019 - 17:48

      Po sikur të shkruash një libër që do ta shohë dritën e botimit, vetëm në vitin 2114? I tillë është projekti “Future Library” (Biblioteka e së ardhmes).

Me nismën e artistes skoceze Katie Paterson, “Biblioteka e së ardhmes” përgatit çdo vit nga një shkrimtar të ri, me një dorëshkrim që do të mbahet i papublikuar për 100 vjet. Materiali do të ruhet në një bibliotekë speciale në Norvegji, në një dhomë të ndërtuar nga drurët, që e rrethojnë bibliotekën. 100 pemë do të mbillen po në të njëjtin vend, ndërsa në vitin 2114, pemët do të priten dhe do të përdoren për të shtypur tekstet.

 

 

 

 

 

Han Kang është autorja e fundit që do të kontribuojë për këtë projekt. Autorë të famshëm, si Margaret Atëood dhe David Mitchell, ishin ndër të parët shkrimtarë që dhanë dorëshkrimet e tyre.

 

 

 

 

I titulluar “Dear Son, My Beloved”, nuk dihet saktë se për çka bëhet fjalë në këtë shkrim dhe nuk do të mund ta dimë deri pas 100 vjetësh. Për Kang-un, ndarja nga dorëshkrimi i saj ishte tepër personale. Në një intervistë për “The Guardian”, Kang përshkruan sesi i tha ‘lamtumirë’ dorëshkrimit të saj.

 

 

 

 

Ishte sikur një martesë e dorëshkrimit tim me këtë pyll ose ninullë për një gjumë të gjatë shekullor, që prek butësisht tokën… Është koha për t’u thënë lamtumirë”, – ka thënë ajo.

Procesi i dorëzimit të dorëshkrimit bëhet duke e mbështjellë atë në një pëlhurë të bardhë dhe duke e zvarritur nëpër pyllin norvegjez. Në Kore, një rrobë e bardhë tradicionalisht përdoret si fustan për foshnjat e porsalindura ose përdoret si veshje në funerale.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Botim në italisht dhe bullgarisht

“Epika e yjeve të mëngjesit”


Çfarë u diskutua gjatë takimit në Tiranë më 1989-ën

Refuzimi që Nexhmije Hoxha i bëri Nënë Terezës për një shtëpi bamirësie!

Në 40-të vjetorin e filmit “Proka”

Mbrëmje kinematografike me regjisorin Isa Qosja

"Kur jeni zënë për herë të fundit me gruan?"

Përgjigjet plot humor që jepte Dritëroi për Sadijen

“Pasuria që s’e blejnë dot paratë”

Libri për suksesin e vërtetë dhe rritjen personale