Nënkryetari i Kuvendit të Kosovës, Xhavit Haliti teksa komentoi 2 vitet e qeverisjes së Ramush Haradinajt tha se në këto dy vjet nuk është bërë diçka e jashtëzakonshme.
Sipas Halitit në këto dy vite qeverisje ka pasur vetëm probleme që kanë qenë sheshazi politike, konkretisht bisedimet me Greqinë.
Zyrtari i lartë i Partisë Demokratike të Kosovës nuk kursen kritikat për Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës, e cila udhëhiqet nga Haradinaj, duke ia përmendur atij kundërshtimin që ia kishte bërë Marrëveshjes për Demarkacion me Malin e Zi sa ishte në opozitë, përderisa kur erdhi në pushtet e votoi po atë marrëveshje.
Ai po ashtu kritikon Haradinajn për taksën 100 për qind ndaj mallrave serbe, duke thënë se askush nuk mund të qeverisë me forcë brenda Evropës.
“Secila qeverisje duhet t’i ndjekë rregullat evropiane dhe duhet të funksionojë mbi bazën e marrëveshjeve ndërkombëtare, të cilat janë arritur. Unë e kam kundërshtuar në fillim taksën dhe mendoj se nuk kam qenë gabim për shkak të bindjeve të mia”, ka theksuar Haliti për ‘Zërin’ në Kosovë.