Verizon do të shesë Tumblr dy vite pasi e bleu rrjetin social si pjesë e blerjes 4.8 miliardë dollarëshe të Yahoo.
Themeluar në 2007 si një prej sajteve të parë të mikroblogimit, Tumblr u ble nga Automattic, kompania e shërbimeve të uebit e mirënjohur për platformën e blogimit WordPress.com, për një çmim të fshehtë. Shefi ekzekutiv i Automattic konfirmoi blerjen në një postim në profilin e tij personal të Tumblr.
Shefi ekzekutiv i Tumblr tha se ishte i emocionuar për zhvillimet e reja dhe më të shumti ishte i emocionuar për drejtimin e ri që mund të marrë mbarë komuniteti i Tumblr nga kjo blerje.
Tumblr është biznesi i dytë madhor i Yahoo që po shitet nga Verizon.
Kompania e filloi me Flickr në Prill të 2018-ës duke e shitur tek SmugMug. Ndryshe nga Flickr, Tumblr ka arritur të ruajte bazën e përdoruesve gjatë “sundimit” të Yahoo dhe është një prej komuniteteve të pakta sociale që i ka rezistuar konkurrencës së Facebook dhe Twitter.
Në Dhjetor të 2018-ës Verizon tha se do të pastronte sajtin duke ndaluar përmbajtjet për të rriturit. Ky vendim erdhi pasi Apple e përjashtoi aplikacionin nga App Store pasi u zbulua pornografi e fëmijëve.
Përdoruesit e Tumblr nuk ishin dakord duke argumentuar se është sjellja e lirë e përdoruesve të sajtit që kishte krijuar një komunitet unik.