Një firmë e cila planifikon të hedhë qindra satelitë në orbitë për të ofruar mbulimin me internet në mbarë botën ka dështuar në përpjekjet e saj për të marrë aprovimin e Rusisë.
OneWeb, një kompani me seli në Britani, kërkoi të përdorte një bandë të caktuar radio frekuencash në Rusi. Megjithatë Rusia nuk pranoi ti jepte leje. OneWeb është përpjekur të marrë aprovimin e Rusisë që prej 2017-ës.
Kompania është themeluar nga sipërmarrësi Amerikan Greg Wyler.
Aktualisht ka lançuar 6 satelitë nga 650 në total që ka planifikuar.
Agjencia Ruse e inteligjencës FSB tha se satelitët mund të përdoren për përgjime. Sipas firmës Gjermane të kërkimit GfK, 90 milionë njerëz në Rusi kanë akses në internet ndërsa ende ¼ mbetet pa të.
Refuzimi i OneWeb është një tregues i qartë se Rusia ka në plan të vijojë me përpjekjet e saj për të kontrolluar internetin.