MENU
klinika

Zbulohet 'plaku' që i paguan!

Ish-banorja e Big Brother me pushime

11.08.2019 - 12:56

Ish-banorja e shtëpisë së Big Brother, Genta Gjalpi, është një ndër personazhet më të komentuar në media. Pavarësisht se u bënë vite nga pjesëmarrja e saj në Big Brother, ajo vazhdon te jetë shumë e kërkuar dhe e komentuar nga fansat dhe mediat, ku shpeshherë shkakton lajme me deklaratat e saj të bujshme apo fotot që poston në rrjete sociale.

Së fundmi Genta ka postuar një foto nga pishina ku shfaqet bashkë me mikun e saj më të ngushtë, menaxherin Xhani Demika të cilin e ka plakur me aplikacionin e famshëm që përdorën VIP-at.

Genta me humor shkruan se ky është plaku që i pagon pushimet dhe se ai është ndër biznesmenët më të fuqishëm.

“Zbulohet plaku qe i i pagon pushimet Gentes. Ai quhet Xhemal Demika, kur ishte i ri ka punuar menaxher kengetaresh, ndersa tani ai eshte nje nder biznesmenet me te fuqishem te naftes ne Ballsh”– shkruan Genta.

gfh.JPG

Ndërsa në foton e rradhës Genta ka kthyer veten në të moshuar ku shkruan:

“Sa jane shtuar keta meshkujt qe shkojne me plaka papapapalla”.

fff.JPG

Duket se kjo ka qenë shakaja e radhës së ish-banores së Big Brother, e cila shpesh njihet për fotot apo dhe komentet pa komplekse që poston në rrjetet e saj sociale.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


"Ai duhet të ketë trup të bukur..."

Genta Ismajli gati të bëhet nënë?