Gazetari i njohur i emisionit “Opinion”, Blendi Fevziu, është tepër aktiv në profilin e tij në Instagram.
Ai ka zgjedhur që të mos ndajë me ndjekësit e tij vetëm momente gjatë punës, por na tregon herë pas here edhe pushimet e shumta e udhëtimet e shpeshta në çdo vend të botës.
Së fundmi, gazetari ka publikuar si rrallëherë ambientin e tij të punës, i cili duhet ta pranojmë se na e tërhoqi vëmendjen.
Ndonëse të gjithë prisnim një zyrë të thjeshtë, Blendi ka treguar se e ka arreduar atë sipas dëshirës së tij.
Në zyrë mbizotërojnë ngjyra e bardhë dhe blu, njëjtë si logo e emisionit të tij.
Ajo që na tërhoqi më së shumti vëmendjen është letra murale e vendosur përballë tavolinës së punës, e cila ka një pamje në bardhë e zi të Tiranës së vjetër.
Në ambientin e punës së tij dallohen librat e shumtë në çdo kënd, si dhe një kornizë e madhe me foto nga momente të ndryshme të Blendit gjatë punës si gazetar.