Filantropisti Albert Kahn, bankieri milioner francez, kishtë ndërmarrë një projekt ambicioz, falë të cilit ai mblodhi dhe krijoi një koleksion të të fotografish nga e gjithë bota, me pamje nga përditshmëriua dhe jeta sociale e shumë vendeve. Kjo, në vitin 1909.
Si idealist, ai besonte se mund të përdorte procesin e ri të autokromit, sistemi i parë fotografik në botë me përdorim të thjeshtëzuar dhe në “true-colur”, kjo për të promuovuar paqen, shkëmbimin kulturor dhe mirëkuptimin mes popujve.
Kahn përdori pasurinë e tij të madhe, për të dërguar një grup fotografësh në më shumë se pesëdhjetë vende përreth botës, ndër të cilat edhe Shqipëria, vende të gjendura në një moment kritik të historisë së tyre, ku kulturat shekullore ishin në kohë transformimesh të mëdha e të pakthyeshme nga lufta dhe marshimi i globalizimit të shekullit të njëzetë.
Fotografët dokumentuan në “true colour”, shembjen e Perandorisë Austro-Hungareze dhe asaj Otomane, apo ushtarët e luftës së Parë Botërore në transhe, ndërsa gatuanin apo lanin uniformat prapa vijës së luftës. Misioni i parë i Arkivave të Planetit i planifikuar nga profesori Zhan Bryn (Jean Brunhes, 1869-1930), ishte për në Ballkan.