MENU
klinika

Italia përkujton eksodin

Kur anija “Vlora” kishte mbi 20 mijë vetë në bord

08.08.2019 - 15:04

      Zbarkimi masiv i gushtit 1991, me 20 mijë njerëz në një anije që linte pas Shqipërinë. Një tjetër valë emigrantësh në një anije që vinte nga Shqipëria. 28 vite më parë, në brigjet e Barit do të zbarkonte anija “Vlora”. Në bord, 20 mijë shqiptarët rendnin në kërkim të një jete që deri atëherë, vetëm sa e kishin ëndërruar.

 

 

 

 

 

Anija ishte nisur nga Durrësi, me 20 mijë klandestinë në bord – zbarkimi i dytë i madh ky, në Puglia, pas atij të marsit. Shqiptarët u transferuan nga porti në stadiumin “Vittoria”. Ajo ditë, la të gdhendura në kujtesën kolektive imazhet e anijes “Vlora”, ngarkuar me mijëra e mijëra vetë.

Anija me refugjatë, ishte refuzuar më herët në Brindisi dhe kishte ndryshuar kurs, për t’u tërhequr më pas nga rimorkiatorët dhe për t’u ndalur në portin e Puglias.

 

 

 

 

 

Këtë përvjetor të 28-të, të zbarkimit masiv të shqiptarëve me “Vlorën”, do të lëshohet në eter një valë e madhe radiotelegrafike, me një mesazh në alfabetin mors. Fraza është ajo e shqiptuar nga kryebashkiaku i atëhershëm, Enrico Dalfino.

 

 

 

 

 

“Janë njerëz, njerëz të dëshpëruar. Nuk mund t’i kthejmë pas, ne jemi shpresa e vetme e tyre”. Në bregun përtej Adriatikut, kjo ditë do të shënohet madje edhe me një seri aktivitetesh, kushtuar humanizmit të banorëve të Barit, kur anija historike zbarkoi e tejmbushur me njerëz që vinin nga brigjet përballë…

 

U shfaq në Teatrin e Operas dhe Baletit

“La Boheme” e Puccinit, një opera për rritjen

Dita e lindjes dhe e vdekjes së William Shakespeare

Shkrimtari që ngriti artin poetik në majat më të larta

Vdekja e dy kolosëve të letërsisë botërore

Sot shënohet Dita Ndërkombëtare e Librit