Fotografia historike bardhezi, realizuar në vitin 1966, ka përjetësuar në skulpturë heroin-simbol të Shqipërisë: Gjergj Kastritot Skënderbeu.
Pranë tij është mjeshtri i skulpturës shqiptare, Odhise Paskali. Artisti po i jep dorën e fundit monumentit të Skënderbeut.
Portreti më i hershëm i Skënderbeut, supozohet se është bërë sipas një skice të piktorit venecian Xhentile Benini, ku Skënderbeu paraqitet i moshuar, ndoshta ka pozuar gjatë udhëtimit të tij të fundit në Itali në vitin 1466.
Ndërsa e para sklupturë me imazhin e tij, ishte ajo skulptorit dhe poetit Murat Toptani (1917) dhe më pas, bustet për këtë hero u përhapën në shumë qytete të Shqipërisë dhe botës.
Monumentin e Skënderbeut në Tiranë, e realizuan Odhise Paskali, Andrea Mano dhe Janaq Paço.
Artisti i Popullit, Odhise Paskali, mund të cilësohet pa mëdyshje, si themeluesi i skulpturës shqiptare dhe një nga personalitetet më të rëndësishme të artit shqiptar.