Pas suksesit që korri me filmin komedi “Dy Gisht Mjaltë”, Ermal Mamaqi nuk ndalet!
Ai do të sjellë një film të dytë dhe tashmë ka nisur përzgjedhja e kastit.
Këtë herë do të mungojë Elvana, por këngëtarja do të zëvendësohet nga aktorja simpatike Arjola Demiri.
“Xing.al” shkruan se Arjola Demiri e cila u bë e famshme me rolin e Xhbanes në serialin shumë të ndjekur në Kosovë “O sa mirë”, është përzgjedhur për të qenë pjesë e kastit.
Aktorja ka patur disa role edhe në teatër ku më i spikaturi ishte roli i saj në monodramën “Dashuritë e virgjëreshës Madalenë”, ku shfaqej në një rol mjaft të bujshëm, duke u masturbuar.
Sa i përket jetës private, ajo ka tre fëmijë dhe është e divorcuar nga babai i tyre.
Epo do na duhet të presim goxha për të parë edhe se cili do jetë roli i saj në film…