MENU
klinika

Viktima, plagosje, djegie në 40% të trupit

Laç-Shpërthen depozita dhe makina në karburant

25.08.2019 - 09:06

Detaje të reja kanë dalë në dritë nga shpërthimi në autostradën Lezhë-Laç, nga ku kanë mbetur të plagosur 6 persona.

Mësohet se fillimisht ka shpërthyer depozita e karburantit dhe më pas një automjet, i cili ishte aty pranë.

Si pasojë e shpërthimit të fuqishëm kanë mbetur të plagosur 6 persona, nga të cilët 2 prej tyre kanë qenë punonjës në këtë pikë karburanti. Mësohet se dy prej të plagosurve, ndodhen në gjendje më të rëndë, të cilët janë dërguar me urgjencë drejt Tiranës.

Raportohet se njëri prej, i identifikuar si Bardhok Bushati, 36-vjeç, ka marrë dëmtime të shumta në fytyrë, ku dyshimet e para janë se ka qenë me makinë duke kaluar rrugën në momentin që ka rënë zjarri, por ky është një informacion ende i pa konfirmuar.

Ndërkohë, i plagosur tjetër është dërguar në QSUT për shkak se ka marrë djegie në trup në masën 40%. Ai është identifikuar si N.P, rreth moshës 40-vjeç.