Kuvendi i Shqipërisë do të nisë punimet pas më shumë se dy muajsh pushime.
Punimet e Kuvendit do të nisin më datë 2 shtator.
Seanca e parë do të mbahet më 2 shtator në orën 18:00.
Ky lajm është bërë i ditur përmes një njoftimi zyrtar nga Kuvendi, ku është postuar edhe rendi i ditës.
“Bazuar në nenin 74, pika 1 të Kushtetutës, në nenin 42, pika 1 të Rregullores së Ruvendit dhe në Urdhrin nr. 26, datë 29.8.2019 të Kryetarit të Kuvendit z. Gramoz Ruçi, të hënën e parë të shtatorit, më datë 2.9.2019, në orën 18.00 do të fillojnë në seancë plenare punimet e Kuvendit në sesionin e V-të. Rendi i ditës së seancës plenare është i publikuar në faqen zyrtare të Kuvendit”-thuhet në njoftimin e Kuvendit.