14.08.2019 - 21:21
Mbështetësit e Partisë Demokratike kanë zhvilluar një marsh-protestë kundër Valdrin Pjetrit,ndërsa u shprehën se nuk do pranojnë zyrtarë të korruptuar në krye të bashkisë.
Ata fillimisht janë tubuar tek prefektura e qytetit dhe më pas kanë nisur marshimi drejt rrugëve kryesore, ku nuk munguan as parullat me mbishkrime të ndryshme.
Mësohet se drejtuesit e PD kanë vendosur që në këtë protestë të mos mbajnë fjalime.
Protestuesit e Shkodrës mbajnë parulla me mbishkrime të ndryshme, ndërsa nuk kursejnë thirrjet “Rama Ik”.
VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN
Sulmi ndaj banesës së gazetares
‘Janë plumba mbi ne’- Protestë para kryeministrisë
Trump xheloz për Kim Jong