E siç ndodh në çdo mbyllje sezoni që spekulimet në lidhje me shtatorin të nisin, siguirsht që as këtij viti, nuk do t’i mungonin.
Ka ndodhur i njëjti fenomen edhe në Top Chaneel. Në mbyllje të këtij sezoni të “Wake Up”, prezantuesit bënë me dije se duke filluar nga shtatori emisioni do të shtojë një orë transmetim.
Nga dy orë që ishim mësuar ta shihnim zakonisht, emisioni pas shtatorit do të transmetohet tre orë dhe të gjithë nisën të dyshonin nëse “Në shtëpinë tonë” do të vazhdojë të jepet.
Deri më tani ishte bërë i ditur largimi i Florian Agalliut, megjithatë duket se edhe Stela paska të njëjtin plan.
Nëpërmjet një postimi në Instastory ajo ka treguar një letër që lexon, “Punë e re”.
Meqenëse të dy moderatorët do të largohen dhe koha e tyre televizive është marrë, ngrihen dyshimet se emisioni nuk do të transmetohet sezonin e ri.
Megjithatë për të gjitha ndryshimet do të na duhet të presim shtatorin.