MENU
klinika

"Ne ikim, ata vijnë"

Mediet e huaja: Shqipëria magnet dhe mister për turistët

27.08.2019 - 18:20

       Nuk janë vertëm Gjermania, Norvegjia, Bullgaria apo Kina, vendet që mund t’i vizitoni pa më të voglin hezitim: Shqipëria, mban një mister ende të pazbuluar edhe për ditët e fundverës, në prag vjeshte.

Shqipëria dhe plazhet me natyrën mahnitëse, janë përzgjedhur mes gjashtë destinacioneve turistike botërore, që rekomandohen për t’u vizituar gjatë muajit shtator.

 

 

 

 

“Kiwi.com”, një agjenci udhëtimesh në Çeki, shkruan se nga të gjitha vendet e preferuara për pushime deri më sot, me bregdetin dhe plazhet unike, Shqipëria ka të gjitha tiparet e një vendi klasik mesdhetar.

Moti është ende shumë i mirë, paçka se sezoni turistik thuajse ka përfunduar. Por, çfarë ofron për vizitorët, shtatori?

Në shumë vende, tashmë fëmijët thuajse janë rikthyer në shkollë, ndërsa çmimet janë ulur sakaq. Për këtë arsye, shtatori është muaji kur mund t’u gëzoheni pushimeve paksa të vonuara verore. Ne kemi disa ide që mund t’ju duken shumë origjinale, për të zgjatur edhe ca sezonin e pushimeve verore.

 

 

 

 

Plazhet e Shqipërisë

 

Jeni në kërkim të pushimeve diku në bregdet, ku numri i pushuesve nuk është më edhe aq i lartë, ndërkohë që moti është ende i mirë? Greqia? Ende plot e përplot me turistë. Kroacia? Sigurisht, por një vend gjithnjë e më i zhurmshëm. Spanja? Praktike, por e eksploruar së tepërmi. Shqipëria? Epo… sigurisht, përse jo?!

Deri më sot, nga të gjitha vendet e preferuara turistike, Shqipëria ka të gjitha tiparet e një destinacioni klasik mesdhetar. Në pjesën jugore, Shqipëria ka një vijë të gjatë bregdetare dhe plazhe, që, në shumicën e tyre, janë vërtet mahnitës. Në atë që tashmë njihet si Riviera Shqiptare, do të gjeni plazhet e Gjipesë dhe Jalës, rreth 13 kilometra larg njëri-tjetrit, të dy, plazhe të fshehura në gjiret magjepsëse shkëmbore.

 

 

 

Jugu i Shqipërisë ofron edhe dhjetëra mundësi të tjera. Plazhi i Dhërmiut, që shtrihet pranë fshatit me të njëjtin emër, është vendi që duhet ta vizitoni patjetër nëse ju mundon dilema e përjetshme e përzgjedhjes mes plazhit me rërë dhe atij me gurë. Në mënyrë të pazakontë, ky plazh i ofron të dyja. Kepi i Rodonit është një gadishulli mahnitës i një kështjelle, rrethuar me plazhe; ky vend mund të arrihet lehtësisht nga kryeqyteti i vendit, Tirana. Po kështu, nëse ju pëlqen historia, në Parkun Kombëtar të Butrintit mund të vizitoni rrënojat romake, rrethuar nga një peizazh i mrekullueshëm.

Atëherë, pse të mos e vizitoni Shqipërinë?!

Meli Qena: Është peridha më e ndritshme e jetës time

40 vjetori i themelimit të Teatrit ‘Dodona’

Arratisja më e madhe në veriun e vendit

Si e kaluan kufirin 26 veta të familjes Skepi më 1958!

Çfarë i ndodhi doktor Guarametos, i qëlluar nga hetuesi i tij

Misteret e një darke në faqet e një romani magjik të Ismail Kadaresë!

Bashkëshortja e ish-futbollistit rrëfen lidhjen e tyre pasionante

Piloti që u bë portier, historia e Mikel Jankut!

Xhufi: Enver Hoxha nuk donte t’ia linte partinë…

43 vjet nga vdekja, letra e fundit e Mehmet Shehut!