Pas të nxehtit afrikan, moti në Europë do pësojë disa ndryshime të mëdha. sipas metereologut të Accuweather, Tyler Roys, shtatori do të sjellë reshje shiu në Ballkan.
Sistemet e motit të keq, për shkak të lëvizjes së tyre të ngadaltë, mund të shkaktojnë përmbytje dhe rrëshqitje të dheut.
Gjatë vjeshtës, rreziku i stuhive të forta do të fillojë të ulet, por do të ketë akoma reshje shiu. Në veçanti, në Evropën Jugore, frekuenca më e lartë e reshjeve do jetë në tetor dhe nëntor.
“Ky mot ka të ngjarë të ketë një ndikim negativ në bujqësi dhe aktivitete në natyrë,” paralajmëroi metereologu Roys.
Sipas temperaturave, tetori dhe nëntori do të jetë i freskët, por jo i acartë si dhjetori e janari.