MENU
klinika

Rekord në merkato

Napoli rrëmben talentin e PSV Eindhoven

20.08.2019 - 12:10

Priti gjatë, por më në fund Carlo Ancelotti do të ketë në dispocion sulmuesin që kërkoi me ngulm në merkaton e verës.

Nuk ka më asnjë dyshim, që Hirving Lozano do të luajë me Napolin duke nisur nga sezoni ardhshëm, pasi klubi italian vendosi një rekord të ri në tregun e transferimeve për të marrë shërbimet e tij. Për transferimin e sulmuesit meksikan nga PSV Eindhoven, Napoli shpenzoi 42 milion euro, shifra më e lartë e paguar ndonjëherë nga klubi.

Më parë rekordi mbahej nga Gonzalo Higuain që u ble nga Real Madrid në vitin 2013 për 39 milion euro. Lozano mbërrin sot në Itali, ndërsa gjatë se mërkurës do t’i nënshtrohet testeve mjekësore. Më pas, futbollisti 24-vjeçar do të firmosë një kontratë 5-vjeçare, nga e cila do të fitojë 4 milion euro në sezon.

Një investim i rëndësishëm për Napolin, por që për momentin justifikohet me 35 golat e shënuar nga Lozano në dy sezonet e fundit të kampionatit holandez me PSV Eindhoven. Sulmuesi duhet të forcojë repartin ofensiv të skuadrës së drejtuar nga Carlo Ancelotti, e cila kërkon të rivalizojë edhe në këtë sezon Juventusin në garën për titullin kampion në Serie A.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN