Ambasada amerikane në Tiranë ka vendosur të bëjë një përmbledhje të Reformës në Drejtësi në Shqipëri, e cila ka nisur të japë rezultatet e para me procesin e Vettingut te gjyqtarët e prokurorët.
SHBA sqaron përmes një videoje në “Facebok” rrugën se si procesi i Vettingut do të sigurojë që të gjithë të jenë të barabartë përpara ligjit.
“Në videon tonë të fundit, ne ju njohëm me një përmbledhje të reformës në drejtësi. Këtë javë, do të flasim për vetingun. Me siguri ju keni dëgjuar për këtë proces, por përse është vetingu i rëndësishëm?
Përse reforma në drejtësi vendosi një proces rivlerësimi për gjykatësit dhe prokurorët dhe si do e ndryshojë kjo sistemin shqiptar të drejtësisë? Shihni këtë video dhe mësoni se si procesi i vetingut do të sigurojë që të gjithë të jenë të barabartë përpara ligjit. #CfareEshteReformaNeDrejtesi #NdalKorrupsionit”, thuhet në njoftimin e ambasadës së SHBA.