MENU
klinika

Studimi i ri

Ndotja lidhet me depresionin dhe problemet mendore

26.08.2019 - 14:12

Ndotja atmosferike mund të influencojë trurin tonë dhe të lidhet me kushtet e shëndetësisë mendore, si depresioni dhe çrregullimet bipolare.

Të dhëna të reja mbi këtë çështje ka sjellë një studim i ri i publikuar në Plos Biology, që analizon të dhënat e 151 milionë personave në SHBA dhe 1,4 milionë në Danimarkë.

Në këtë studim të ri, të koordinuar nga Andrey Rzhetsky, studiuesi i gjeneve në universitetin e Çikagos, doli që ekziston një lidhje e fortë, ndonëse ende nuk është e mundur të provohet një lidhje direkte shkak pasojë, mes ndotjes dhe niveleve të larta të skizofrenisë, çrregullime të personaliteti dhe depresione.

  • Por në mënyrë ndotja mund të influencojë trurin tonë?

Një faktor i dukshëm është zhurma e trafikut, që dihet që rrit stresin dhe dëmton cilësinë e gjumit. Nga ana tjetër, disa mikrogrimca ndotëse mund të kalojnë barrierat e hundës, duke arritur deri në tru.

Një tjetër mundësi është që rritja e inflamacionit në turp, e shkaktuar nga ndotja, shkakton reagimin ndaj stresit nga truri.

Një hipotezë e tretë është se smogu shkakton ndryshime epigjenetike, që influencojnë ADN-në, duke ndryshuar ekuilibrin e substancave kimike cerebrale.