MENU
klinika

Motrat Vjollca në konkurencë

Në dy ekrane të ndryshme, në të njëjtin orar

25.08.2019 - 15:10

Është përfolur vazhdimisht në media rreth rikthimit të Marina Vjollcës në ekran, mirëpo asnjëherë nuk është konfirmuar.

Moderatorja i ka munguar ekranit prej 2 vitesh, por duket se këtë sezon do të rikthehet me një format ndryshe nga ata që jemi mësuar ta shohim.

Prive ka bërë të ditur se Marinën do ta shohim sërish në televizionin Klan, por kësaj radhe të shtunave në orën 21:00.

Po, Marina do të jetë përballë Luanës, e cila edhe këtë sezon do të moderojë “Shiko kush luan”, në po të njëjtin orar në Top Channel.

Sipas Prive, programi ku do të shohim Marinën do të jetë një format i modifikuar i “Duplex”. Producent i spektaklit do të vazhdojë të jetë Turjan Hysko, aktorët do të jenë po të njëjtët, por kastit do t’i shtohet edhe Olsi Bylyku.

Programi do të quhet “Kalifornia Show” dhe përveç humorit që do të kryesojë, do të ketë edhe muzikë e intervista me personazhe të njohur.