MENU
klinika

Çfarë paralajmëron?

Negociatat/ Lajçak: Në tetor, dërgojmë një sinjal të fuqishëm!

30.08.2019 - 15:45

Ministri i Punëve të Jashtme të Sllovakisë, Mirosllav Lajçak tha se vendimi për hapjen e negociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut do të jetë hap vendimtar për zgjerimin e ardhshëm të Bashkimit Europian.

“Takimi në tetor do të dërgojë një sinjal të fuqishëm. Do të tregojmë se sa seriozë jemi. Vendimi do të ketë pasoja shumë serioze për zgjerimin e ardhshëm”-tha ai.

Ishte kjo deklarata e Lajçak para mbledhjes joformale të ministrave të Punëve të Jashtme të BE dhe homologëve të tyre nga Ballkani Perëndimor, i cili po mbahet në Helsink dhe ku po diskutohet për situatën në rajon.

Mes temave me interes për vendin tonë është ajo për fillimin e bisedimeve për anëtarësim me BE.

Shqipëria pritet të marrë një përgjigje me 18 tetor, kur organet e BE do të mblidhen për të dhënë një përgjigje për ëndrrën europiane të vendit tonë.