MENU
klinika

'Dritë në fund të tunelit' për banorët

Nis ndërtimi i shtëpive të shkatërruar nga tërmeti në Korçë

01.08.2019 - 20:13

Kryeministri Edi Rama duket se ka vendosur të mbajë fjalën për banorët e prekur nga tërmeti i 1 qershorit në qarkun e Korçës.

Këtë të enjte ka zbarkuar në terren grupi i punës me qëllim ndërtimin nga e para të shtëpive të shkatërruara. Zëvendësministri i Mbrojtjes, Petro Koçi ndoqi nga afër fillimin e punimeve.

Ai dha detaje për mediat, ku theksoi se do të ndërtohen 40 shtëpi nga e para, ndërsa 80 të tjera do t’i nënshtrohen rikonstruksionit të plotë.

“Pashë nga afër fillimin e punimeve për rindërtimin e banesave të reja. Do të kemi 40 banesa të rindërtuara nga e para, këto janë vetëm tre prej tyre dhe ndërkohë janë 80 të tjera që do të rindërtohen. Jemi në afate dhe në procedura optimale, ne besojmë se me fillimin e vjeshtës, pra edhe kur moti bëhet problematik për banorët gjithçka duhet të ketë përfunduar, tha mes tjerash zv. Ministri i Mbrojtjes, Petro Koçi.

Gjatë ditës së djeshme, qyteti i Korçës dhe zonat përreth u prekën nga një valë tërmetesh.

Banorët lanë shtëpitë e tyre dhe dolën në shesh, ndërsa thanë se lëkundjet e tërmetit kanë qenë shumë të forta.

Lëvizje e shtuar në Kapshticë

Emigrantët kthehen për festat e fundvitit

Korça, Tirana, Vlora e Shkodra destinacionet më të preferuara

Të huajt zgjedhin Shqipërinë për festat e fundvitit!

Nëna kërkon ndihmë nga policia

Zhduket në rrethana misterioze 16-vjeçari

150 familje mbeten pa energji elektrike

Rikthehet dëbora në juglindje të vendit