Ardit Gjebrea ka njoftuar se nga data 22 shtator do të nisë transmetimi live i këngëve të festivalit “Kënga Magjike 2019”.
Përmes një postimi në Instagram, ai shprehet se ky vit do të jetë ndryshe sa i përket votomit, ku për herë të parë do të votojnë edhe telespektatorët.
“Pas 20 vitesh eksperiencë, “Edicioni 21” do sjellë të rejat që ndër vite janë diskutuar dhe kërkuar nga vetë artistët dhe publiku”, shprehet Arditi i cili ka shpjeguar edhe mëtodën e votimit.
Por një nga ndjekëset e moderatorit është ankuar për faktin që ka një muaj pa ndjekur televizionin Klan, duke qenë se dy kanalet Klan dhe Klan HD tashmë transmetohen në Tring.
Kjo nuk ka mbetur pa përgjigje nga ana e Arditit, i cili shprehet se të gjithë do ta shohin këtë vit festivalin:
“Unë të hënën do kthehem të nis punën dhe do mësoj edhe infot për ndryshimet në transmetimin satelitor. Për një gjë jam i sigurtë, që kur të fillojë #edielashqiptare dhe #këngamagjike, nuk do ketë shqiptar që nuk do e shohë, pasi Klan-i nuk mund të lërë askënd pa e ndjekur. Ne fillojmë me të dielën në 15 Shtator. Shihemi dhe vërtetë ju jam mirënjohës që na ndiqni! Nuk do ju zhgënjejmë edhe këtë vit! ”.
Statusi i plotë i tij:
Të hënën dhe të martën, 2 dhe 3 Shtator, nga ora 10.00 – 16.00 mirëpresim në TV Klan këngët e reja të #këngamagjike2019.
Që të dielën e parë të transmetimit, dt 22 Shtator: do këndojnë “live” jo vetëm këngëtarët New Artist, por edhe ata Big!
Vlerësimi i telespektatorëve vendos këtë vit, se cilët Big do të jenë në gjysëmfinale, ndërkohë që juria vendos për New Artist. Pas 20 vitesh eksperiencë, “Edicioni 21” do sjellë të rejat që ndër vite janë diskutuar dhe kërkuar nga vetë artistët dhe publiku.