MENU
klinika

Tashmë përgjegjësi e Prokurorisë Elbasan

Pas dosjes ‘184’, Krimet e Rënda heqin dorë dhe nga…

31.08.2019 - 19:04

Prokuroria e Krimeve të Rënda ka vendosur të shpallë moskompetencë për një dosje tjetër të bujshme pas asaj 184. Bëhet fjalë për dosjen e biznesmenit Orest Sota.

Dosja është transferuar në Prokurorinë e Elbasanit pasi Krimet e Rënda kanë argumentuar se veprat penale nuk janë kryer në kuadër të grupit të strukturuar kriminal kështu që nuk hyn në kompetencat e tyre.

Për momentin nuk dihet se në çfarë faze janë hetimet ndaj biznesmenit Sota ndaj të cilit rëndojnë akuzat e “pastrimit të parave” dhe “fshehjes së të ardhurave”.

Orest Sota u arrestua rreth 22 muaj më parë pasi në makinën e tij u gjendën 863 mijë euro dhe dy dy patentat e lundrimit të ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri. Gjykata e Elbasanit caktoi ndaj tij masën e sigurisë arrest me burg për akuzat e pastrimit te parave dhe fshehjes së të ardhurave.

Dosaj më vonë i kaloi Prokurorisë së Krimeve të Rënda pasi dyshohej se paratë e gjetura mund të ishin të Tahirit. Ky pretendim i prokurorëve të Krimeve të Rënda u ngrit gjatë seancës së caktimit të masës për Sotën. Por pas disa seancash ai rifitoi lirinë megjithëse hetimet vazhduan.

Kur prokuroria vendosi përfundimin e hetimeve për ish-ministrin Tahiri dhe tre ish-zyrtarët e lartë të policisë së Vlorës, dosja ‘Sota‘ u veçua. Tashmë Krimet e Rënda kanë hequr dorë prej saj duke e transferuar në Elbansan.