MENU
klinika

Reagimi

Pjetri/ Balla: Ndjesë popullit të Shkodrës, do reformojmë partinë

28.08.2019 - 20:45

Ka përfunduar mbledhja e Kryesisë e Partisë Socialiste ku është diskutuar gjerë e gjatë, sidomos për situatën në Shkodër.

Pas mbledhjes, kreu i Grupit Parlamentar të PS Taulant Balla në një deklaratë për mediat tha se i ka kërkuar ai vetë dhe kryeministri falje popullit të Shkodrës për kandidatin e tyre. Balla shtoi se përgjegjësia është totalisht personale.

Sipas Ballës, PS është në formatim të vazhdueshëm, ndërsa ka shtuar se do të ashpërsohen mekanizmat në Partinë Socialiste ndaj atyre personave që nuk deklarojnë saktë të kaluarën e tyre, sipas ligjit të dekriminalizimit.

Valdrin Pjetri për shkak të problemeve me drejtësinë në të kaluarën dha dorëheqjen. Ai kishte kryer një vepër, që përfshihej në sferën e ndalimit të ushtrimit të funksionit publik. Kryeministri ka shprehur edhe sot gatishmërinë që personat që nuk deklarojnë të kaluarën e vet, të merren masa ndaj këtyre personave. Ligji i dekriminalizimit është ligj është i rëndësishëm. Përgjegjësia në këtë rast është personale.

Dekriminalizimi bëhet përmes mekanizmave. PS do të vazhdojë të jetë forca motor e reformimit të brendshëm dhe për vendin. Ne i kemi kërkuar popullit të Shkodrës falje, por përgjegjësia është personale. PS nuk ka bërë kurrë mburojë për askënd. Nëse PD ka ushqyer Xhelal Mziun në burg, ne kurrë nuk e kemi bërë këtë”, tha Balla.

Taulant Balla theksoi se PS si partia më e madhe e shqiptarëve ka qenë dhe mbetet në proces të ndryshimit të vazhdueshëm.

Në shkurt do të jetë Kongresi, i cili do të zgjedhë Asamblenë dhe Kryesinë. Siç e dini PS është e vetmja parti që është në proces të vazhdueshëm demokratizimi. Ne morën vendim që në strukturën e Bashkisë Shkodër të riformatojmë partinë. Kemi marrë vendim për të pasur vëmendje të veçantë. Do të jemi të gjithë të vëmendshëm për të ndjekur procesin e riformatimit të Bashkisë të Shkodrës. PS si partia më e madhe e shqiptarëve është në formatim të vazhdueshëm”, vlerësoi Balla.