Samsungu, të mërkurën, prezantoi “Galaxy Note” të gjeneratës së re, me ekran të madh, me një çmim që fillon nga 950 dollarë dhe tha se do të punonte më ngushtë me Microsoft, në mënyrë që shërbimet të funksionojnë më mirë në një varg aparatesh.
Note 10, që do të dalë në treg më 23 gusht, vjen në dy përmasa, me më të madhen që ka një çmim që fillon nga 1100 dollarë.
Note e gjeneratës më të fundit u prezantua në Nju Jork, në një event për mediet, prezantuar nga DJ Koh, shef i IT dhe komunikimeve, që e cilësoi atë si aparatin më të fuqishëm në botë.
“Çdo element i “Galaxy Note 10” është i projektuar për të ndihmuar përdoruesit të arrijnë më shumë”, tha Koh.
Nëse ata po përfundojnë një projekt të madh për në punë, po regjistrojnë apo editojnë një video, apo po luajnë lojën e tyre të preferuar, “Galaxy Note 10”, do t’i ndihmojë ta bëjnë më shpejt dhe më mirë.
Samsungu i prezantoi versionet “Note 8” vite më parë dhe ka meritat për shndërrimin e tabletit në një trend në shkallë të gjerë. Bëhet fjalë për aparate celulare që kombinojnë aftësitë e një smartfoni me përmasa ekrani të një tableti kompjuter.
Prezantimi i “Note 10” dhe “Note 10+”, vjen këtë radhë si një bashkëpunim më i ngushtë me sistemin operativ Windows dhe softwerin përkatës.