MENU

Pësoi arrest kardiak

Pushuesi nga Kosova ndërron jetë në Velipojë

15.08.2019 - 17:32

Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të enjte në plazhin e Velipojës ku një 86-vjeçar i identifikuar si Agush Kastrati banues në Pejë, është mbytur në det.

Mësohet se i moshuari është një qytetar nga Kosova ndërsa dyshohet se ka pësuar atak kardiak, gjë e cila i ka shkaktuar edhe vdekjen e menjëhershme.

Ndërkohë ështrë bërë e mundur nxjerrja e tij në breg, policia ka nisur hetimet për ngjarjen.