Një ditë pasi lideri i opozitës Lulzim Basha paralajmëroi se PD po shqyrton të gjitha rastet e të kandiduarve të kryeministrit Edi Rama për kryetarë bashkish në 30 qershor, sot, shefi i qeverisë thekson një mesazh që ngjan me një përgjigje ndaj deklaratave të PD, ku thotë:
“30 qershori i hapi rrugë një katërvjeçari qeverisjeje të përgjegjshme, me sytë tek e ardhmja e tek qytetarët pa dallim”.
Këtë mesazh Rama e ka dhënë teksa ka publikuar fotot nga qytetet e qeverisura nga bashki të djathta përpara 30 qershorit, Pogradec, Vaun e Dejës, Mat, Kukës, për të cilat thotë se “s’kanë të mbaruar kodrat me plehra”, duke iu referuar një pune jo të mirë të ish kryebashkiakëve të djathtë.