MENU
klinika

Project Syndicate

Rënia e Gjermanisë dhe rikthimi i Francës

19.08.2019 - 08:44

Rezultati i zgjedhjeve të Parlamentit Evropian në maj, dhe emërimi  i ekipit të ri të udhëheqjes së Bashkimit Evropian, ndihmuan në vazhdimësinë dhe jo përçarjen e bllokut.

Partitë nacionaliste nuk arritën ndonjë fitore domethënëse në zgjedhje. Në veçanti, zgjedhja e Ursula von der Leyen për të qenë presidentja e radhës e Komisionit Evropian, duke e bërë atë të parën gjermane që merr postin në një gjysmë shekulli, dukej se konfirmon dominimin e vazhdueshëm të Gjermanisë në Evropë.

Megjithatë historia tregon që hegjemonët shpesh marrin udhëheqje zyrtare pasi fuqia e tyre zbehet, jo kur forcohet.

Sot, disa faktorë kërcënojnë statusin e Gjermanisë, dhe Franca duket se përfiton më shumë.

Deri më tani, dominimi gjerman është mbështetur në dy shtylla kryesore: garancia në dukje e përhershme e mbrojtjes amerikane, dhe firmat prodhuese të vendit dhe qëndrimi masiv i kreditorëve neto.

Por ndërsa këto themele fillojnë të prishen, epoka e “Gjermanisë në majë” mund të marrë fund.

Një arsye për këtë është mbizotërimi i normave ultra të ulëta të interesit në nivel global, dhe veçanërisht në eurozonë.

Për më tepër, ekuilibri i fuqisë politike brenda BE po ndryshon edhe një herë. Më e rëndësishmja, Brexit po ndihmon Francën të rimarrë rolin e saj të para viteve 1990.

Në ato kohë, Gjermania Perëndimore, Italia dhe Spanja në përgjithësi favorizuan më shumë integrimin në BE; Britania ishte kundër; dhe Franca kishte votën vendimtare.

Ribashkimi gjerman dhe kriza e eurozonës e ndryshuan këtë. Britania u bë gjithnjë e më Euroskeptike, duke hedhur poshtë bashkimin politik dhe fiskal që ajo e konsideronte si thelbësor për euron, por politikisht të papranueshme për veten e saj. Ndërkohë, Franca ndoqi një ekononomi federaliste. Si rezultat, Gjermania shpesh kundërshtoi integrimin më të thellë në BE, me sa duket për të shmangur një ndarje midis eurozonës dhe vendeve anëtare që  nuk ishin në eurozonë (përfshirë Britaninë e Madhe). Në fakt, shqetësimi kryesor i Gjermanisë ishte shpesh të mbronte interesat e veta financiare.

Brexit, megjithatë, do të rivendosë rendin e vjetër të para-1990, me Francën në qendër.

Në fakt, ekonomia gjermane mund të përballet me recesion këtë vit pasi eksportet e saj prodhuese dhe investimet dobësohen. Industria gjermane përballet me sfida të shumta.

Gjendja është edhe më keq për Gjermaninë kur bëhet fjalë për fuqi. Këto ditë, anëtarët e BE me aftësi të forta ushtarake kanë një “premium pushteti”, për shkak të ndërhyrjeve të Presidentit rus Vladimir Putin dhe dyshimeve në rritje për angazhimin e presidentit amerikan Donald Trump për sigurinë kolektive evropiane (dhe gjermane).

Në kontekstin e BE-së, secili nga këta faktorë mund të jenë transformues.

Franca tani është vendosur të bëhet shtylla mbi të cilën do të varet integrimi në BE, dhe kështu çdo rilindje e ardhshme gjeopolitike ose ekonomike për bllokun.

Aktualisht, qeveria franceze po gjen mënyra për të balancuar çështjet e brendshme me integrimin e eurozonës dhe politikën e klimës.

Evropa funksionon më së miri, me rusët jashtë, gjermanët poshtë dhe amerikanët brenda.

Rendi i ri evropian i sotëm ka rusët lart, gjermanët poshtë, amerikanët potencialisht duke u larguar, britanikët që luftojnë për Brexit, dhe Francën në rritje.

Zhvilimet e fundit duhet të jenë një lajm i mirë për stabilitetin dhe kohezionin e eurozonës, dhe kështu të Evropës dhe botës në tërësi.

Arnab Das është Strategjik i Tregut Global në një firmë të administrimit të pasurive me qendër në Londër.

Jacek Rostowski ishte Ministri i Financave i Polonisë dhe Zëvendëskryeministri nga 2007 deri në 2013.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Më 22 janar nënshkruhet marrëveshja e re

Merkel-Macron “të pandashëm”/ Një traktat i ri mes vendeve

Akuzat për presidentin francez

Macron kundër Gjermanisë?