MENU
klinika

"Rrethohet" bashkia në Mat

Agron Malaj betohet, opozita proteston

02.08.2019 - 11:40

Punonjës të bashkisë dhe mbështetës të opozitës janë mbledhur sot para Bashkisë Mat duke protestuar kundër zgjedhjeve të 30 qershorit.

Gjatë ditës së sotme pritet që Agron Malaj të bëjë betimin si kryetar i Bashkisë Mat.

Këshilli i ri bashkiak pritet të konstituohet sot dhe të zgjidhet kryetari.

Prej 4 vitesh kjo Bashki është udhëhequr nga Nezir Rizvani i Partisë Demokratike.

Në mbështetje të protestuesve matjanë është dhe Koordinatori i PD për Qarkun Dibër Z. Enkelejd Alibeaj.